Energjija drejtperdrejt nga natyra...........
POMPAT TERMIKE
Pompa termike,është mënyra më efikase për të shfrytëzuar energjinë(e riperteritshme) diellore.
Edhe në temperatura të ulëta, pajisjet janë në gjendje qe tokës(gjeotermi), ajrit apo ujit nëntokësor,ti marrin energji të mjaftueshme për të ngrohur me komoditet dhe shpenzime minimale,shtëpitë,lokalet afariste,shkollat,spitalet,fakultetet,sallat sportive etj. te të gjitha madhësive,dhe të furnizojnë me ujë të nxehtë banjot dhe kuzhinat tona, njësoj edhe per nevoja industriale.
Varësisht nga lloji dhe koeficienti i shfrytëzimit pompa termike
merr nga 70 deri 80 për qind të energjisë nga mjedisi.
Pra per çdo kilovat orë te energjisë elektrike te shpenzuar per punen e pompës termike,merret nga 3.5 deri ne 6,5 kilovat orë te nxehtësisë nga natyra (burime te ripertëritshme dhe ekologjike).
Pra pompat termike jo vetem se kursejnë shum gjatë punës dhe janë ekologjike,
por edhe shumë te rehatshme.Kështu me disa paisje te thjeshta shtesë, është e
mundur qe dhomat ti ftohim lehtë gjatë veres.
Pergjysmoni shpenzimet tuaja per ngrohje !!